Site icon Telegrafi

Koncepti i bolidit Audi 2026 për garat e Formula 1 do të shfaqet në Auto Shanghai gjatë këtij muaji

Audi F1

Në gushtin e vitit 2022, Audi njoftoi se ka për qëllim që t’i bashkohet Formula 1-shit si një furnizues me motorë për sezonin e vitit 2026. Disa muaj më vonë, prodhuesi gjerman i veturave luksoze, pjesë e Volkswagen Group arriti një marrëveshje me Sauber.

Në fundin e janarit të këtij viti, ata blenë një pjesë të vogël të aksioneve në ekipin zviceran të F1. Më vonë gjatë, një koncept veturë do të shfaqet në Auto Shangai 2023, kjo vije si pjesë e planit të kompanisë për të lëshuar më tepër detaje në lidhje me hyrjen e saj në garat e F1.

Zbulimi u bë nga një zëdhënës i “Four Rings” në një intervistë me Automotive News Europe. Në lidhje me arsyen pse eventi Auto Shanghai u zgjodh si vendi për të treguar koncept veturën e re F1, përfaqësuesi i Audi tha se Kina përfaqëson tregun e vetëm më të madh të kompanisë. Zëdhënësi vazhdoi duke thënë se F1 ka një ndjekës të madh në Kinë, raporton Motor 1, transmeton Telegrafi.

Për më tepër, sjellja e bolidit në Kinë do të vlerësohet nga fansat pas anulimeve të shumta të Çmimit të Madh të Kinës të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Auto Shanghai 2023 është planifikuar të fillojë më 18 prill me ditën e parë për shtypin dhe të përfundojë më 27 prill me ditën e fundit për publikun.

Edhe pse viti 2026 është ende larg, dy ndryshime të mëdha tanimë veçse janë njoftuar. Bolidët F1 do të punojnë me karburant plotësisht sintetik, në krahasim me sot kur etanoli i reciklueshëm përbën vetëm 10 për qind të përzierjes totale.

Motorët V6 me turbo-mbushje do të mbesin në funksion, por energjia elektrike do të përbëjë deri në 50 për qind të prodhimit total. Këshilli Botëror i Motor Sportit të FIA-s gjithashtu kërkon ulje të kostove të funksionimit për të joshur të ardhurit, gjë që ka ndodhur tashmë me Sauber dhe Audi e gjithashtu edhe me Red Bull dhe Ford. /Telegrafi/

Exit mobile version