Site icon Telegrafi

Konate e Mane shënojnë – Liverpooli mbylli pjesën e parë me dy gola epërsi

Liverpooli ka zhvilluar një pjesë të parë shumë të mirë ndaj Benficas duke e mbyllur me rezultat 2-0.

Ky rezultat pas 45 minutash i jep një epërsi të lartë The Reds për pjesën e mbetur të ndeshjes.

Goli i parë erdhi në minutën e 17-të, kur Andrew Robertson harkoi në zonë ku më së miri u gjend Ibrahima Konate që shënoi për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe Liverpooli gjeti golin e dytë me një aksion shumë të mirë.

Alexandre Arnolld pasoi në zonë nga 40 metra ku gjeti Luis Diaz i cili me kokë pasoi te Sadio Mane që shënoi për 2-0.

Liverpoooli po luan si mysafir dhe ky rezultat është shumë i mirë për të bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales. /Telegrafi/

Exit mobile version