Justin Bieber pritet që albumin e ri ta publikoj në muajin nëntor.
Por, para se të dalë në treg ky album solli reagimet e para nga komuniteti mysliman, të cilët janë kanë reaguar ndaj fotografisë së kopertinës së albumit, transmeton Telegrafi.
Në këtë fotografi Bieber shfaqet i zhveshur duke u lutur dhe në trupin e tij ka një tatuazh kryq dhe kjo do ta pamundësojë që albumi të shitet në Emiratet e Bashkuara dhe në Indonezi.
Megjithatë sipas deklaratës së 21 vjeçarit, i cili ka thënë se ka besim të plotë në fenë Kristiane dhe se feja e ka ndihmuar në rrugën e drejt, nënkupton se kopertina nuk mund të ndryshojë. /Telegrafi/