Tri ministri të Qeverisë Kurti 2 pritet të drejtohen nga komunitetet në Kosovë, njërën prej të cilave do ta udhëheqë Goran Rakiq nga Lista Serbe.
Kandidati për kryeministër nga partia fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka prezantuar kabinetin qeveritar, pjesë e të cilit propozoi të jenë një zëvendëskryeministre, dhe tre ministra nga komunitetet.
Kurti propozoi Emilija Rexhepin zëvendëskryeministre e tretë për Pakica dhe të Drejtat e Njeriut, ndërkaq për Ministrinë e Pushtetit Lokal propozoi Elbert Krasniqin, derisa Ministrinë për Zhvillim Rajonal do ta drejtojë Fikrim Damka.
Kurse nga Lista Serbe, është propozuar që të drejtohet ministria për Komunitete dhe Kthim, saktësisht nga Goran Rakiq. /Telegrafi/