Site icon Telegrafi

Komunat me shumicë serbe nuk bashkëpunojnë me AKP-në

Komunat me shumicë serbe që udhëhiqen nga Lista Serbe nuk po bashkëpunojnë me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Kjo e fundit nuk ka mundur të kompletojë listën e aseteve të pashitura, të cilat i ka publikuar në ueb-faqen zyrtare të tyre për shkak të refuzimit të disa prej komunave për të ndarë dokumentet e nevojshme të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore që gjenden nëpër komunat me shumicë serbe, shkruan sot Koha Ditore.

Komunat që udhëhiqen nga kryetar që vijnë nga Lista Serbe kanë refuzuar të kryejnë edhe ndërrimin e pronësisë të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore në Komunën e Ranillugut.

Gazeta është njoftuar se edhe BE-ja është angazhuar për të ndihmuar dhe lehtësuar komunikimin në mes të AKP-së dhe kryetarëve të komunave me shumicë serbe. Takimi kishte dështuar pasi kryetarët e komunave ishin tërhequr. Madje, burimet thonë se Lista Serbe u ka kumtuar edhe zyrtarisht qëndrimin se nuk do të lejojnë, siç e quajnë ata, “privatizimin e njëanshëm”. /Telegrafi/

Exit mobile version