Me ardhjen në pushtet, kryetarët e ri të komunave kanë mbushur zyrat me militant partiak. Pa pyetur për ligj e madje pa respektuar konkurse ata kanë rehatuar të rekomanduarit e partive duke rritur shpenzimet për paga dhe mëditje për 11 për qind më shumë se një vit më parë.
Më së shumti ka punësuar kryetari i Komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku. Në raportin gjashtëmujor të shpenzimeve, të cilin e posedon Gazeta Fjala, shihet se në këtë komunë janë plotë 53 veta më shumë, duke quar në 1626 numrin e të punësuarve në këtë komunë nga 1573 sa i lejohet me ligj.
Njëjtë ka vepruar edhe kreu i Kamenicës, Begzad Sinani. Ai u ka bërë vend 39 personave në kundërshtim me ligjin, duke quar në 1205 numrin e të punësuarve nga 1166 sa i ja lejon ai. Edhe Nexhat Demaku, është kujdesur që të mos i lërë pa i shpërblyer ata që i janë gjendur në fushatë. Ai ka punësuar 36 veta më shumë.
Nga janari deri më tani plotë 119 milionë euro të taksapaguesve janë shpenzuar vetëm për paga dhe mëditje të zyrtarëve komunal.
Ndërkaq, për pagat e ministrave, asistenteve të tyre, këshilltarëve e të punësuar civil në institucionet e nivelit qendror janë shpenzuar hiq më pakë se 139 milionë euro.
Në total për gjashtë muaj nga buxheti i shtetit janë shpenzuar vetëm për paga 258 milionë euro apo 26 milionë euro më shumë se një vit më parë. Në raportin gjashtë mujor të shpenzimeve shihet se pjesa më e madhe e komunave kanë tejkaluar numrin e të punësuarve.
Edhe kryetari që njihet për kursimtar, Rufki Suma në Han të Elezit ka zgjeruar për 27 veta listën e të punësuarve derisa Sokol Bashota ka shtuar 19 veta në stafin e tij komunal.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, më të marrë pushtetin ka rehatuar kundërligjshëm 15 veta në këtë komunë.
Gjithashtu në komunën e Junikut, kryetari i ri, Agron Kusqi, u ka bërë vend 21 zyrtarëve të ri në institucionet komunale.
Hiq më pak nuk ka punësuar as Ramadan Muja i Prizrenit, i cili po përballet me drejtësinë për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ai ka punësuar plotë 20 veta në këtë komunë.
Në Suharekë, kryetari Sali Asllani, ka punësuar përkundër rregullave 10 vendas aq sa ka punësuar edhe kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi.
Edhe në komunën e Lipjanit punësimet janë shtuar dhe sipas raportit gjashtë mujor të buxhetit, shihet se kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti ka hapur 17 vende të reja pune kundër ligjit në nivel komunal.
Punësime të kundërligjshme janë bërë edhe në komunën e Shtimes nga kryetari Naim Ismajli, i cili ka rritur për 5 veta numrin e të punësuarve si dhe në komunën e Fushë Kosovës ku kryetari Burim Berisha, ka punësuar 15 veta më shumë.
As kryetarët që vijnë nga komuniteti serb në komunat e sapo formuara nuk e kanë lënë keq më punësime të kundërligjshme.
Nenad Cvetkovic, kryetar i komunës së Parteshit i ka future në listë 13 veta më shumë se që ja lejon ligji. Ndërkaq ai i Ranillukut, Gradimir Nikic, ia ka kaluar homologut të tij duke punësuar
Po ashtu edhe në Kllokot janë punësuar 11 persona më shumë se sa parashihet me ligjin. /GazetaFjala/Telegrafi/