Me tetë vota “për” nga gjithsej 15, Këshilli i Komunës së Vallandovës mbrëmë vonë vendosi të shtyjë vendimin edhe për tre ditë për mbajtjen e referendumit, për hapjen e minierave në Kazandol dhe Bashibos, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këtë vendim Këshilli i Vallandovës e solli për shkak të nevojës së konsultimeve mes kryetarit të Këshillit me Komisionin legjislativ për ligjshmërinë e vendimit për mbajtjen e referendumit.
Tek kërkuesit e referendumit, shtyrja për marrjen e vendimit është i dyshimt për arsye se pas tre ditëve skadon mandati i kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve dhe mendojnë se pushteti lokal blen kohë për të mos u deklaruar për mbajtjen e referendumit./Telegrafi/