Site icon Telegrafi

Komuna e Tetovës u përgjigjet këshilltarëve të BDI-së: Hedhim poshtë akuzat se “Bllagoja Toska” është lëshuar në qarkullim pa i plotësuar kushtet

“Komuna e Tetovës ka dalë me reagim në lidhje me akuzat e këshilltarëve të BDI-së për bulevardin “Bllagoja Toska”. Zëdhënësja e Komunës së Tetovës, tha se procedura për vendosjen e sinjalizimit vertikal në bulevardin “Bllagoja Toska” është në përfundim, ndërkohë të gjitha shenjat tjera të komunikacionit janë të vendosura.

Ajo tha se i hedhim poshtë akuzat se ky bulevard është lëshuar në përdorim pa i plotësuar kushtet, sepse siç tha, janë shenjat ato që japin orientimin në këtë aks rrugor.

Lexo po ashtu Këshilltarët e BDI-së në Tetovë: Bulevardi “Bllagoja Toska” është lëshuar në përdorim pa respektuar procedurat ligjore

“Procedura e tenderimit për vendosjen dhe mirëmbajtjen e semaforëve ka përfunduar, së shpejti do të jetë gati edhe plani për ndryshimin e regjimit të komunikacionit në këtë rrugë. Pas përfundimit të kësaj, do të kërkojmë pëlqimin nga SPB Tetovë për vendosjen e sinjalizimit vertikal”.

“Ata që bëjnë politika ditore në kurriz të qytetarëve, le të shkojnë te SPB Tetovë që kjo procedurë të kalojë sa më shpejtë”, tha zëdhënësja e Komunës së Tetovës./Telegrafi/

Exit mobile version