Site icon Telegrafi

Komuna e Tetovës: Tregoni humanizmin në vepër, dhe së bashku të ndihmojmë bashkëqytetarët tanë!

Në vazhdën e ndihmave për zonat e prekura nga përmbytjet, Komuna e Tetovës prej sot ka hapur Qendrën e grumbullimit për ndihma pikërisht për familjet me pasojat nga vërshimet e 6 gushtit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Ju informojmë se Komuna e Tetovës duke filluar data 10.08.2016 (e mërkurë), do të hap Qendrën e grumbullimit të ndihmave për zonat më të goditura nga vërshimet e 6 gushtit në Shkup.

Bëjmë thirrje deri te qytetarët, kompanitë dhe shoqatat, që ndihmat e tyre në ujë të pijshëm, ushqim të konzervuar, veshmbathje dhe materiale higjienike, ti dergojnë në Njësinë Teritoriale Kundër Zjarrit – Tetovë, prej ku të njëjtat do të dërgohen në Haraçinë dhe Hasanbeg si vende më të goditura, të cilët tash si asnjëherë më parë kanë nevojë për ndihmën dhe solidaritetin tonë vëllazëror.

Për çdo informatë keni në dispozicion nr. e telefonit 075 369 048

Tregoni humanizmin në vepër, dhe së bashku të ndihmojmë bashkëqytetarët tanë!’, thonë nga Zyra për marrëdhënie me publikun. /Telegrafi/

Exit mobile version