Këshilli i Komunës së Tetovës në seancën e sotme të 28-të e miratoi propozim-programin për aktivitete nga fusha e mbrojtjes së ambientit jetësor, me çka komuna do të mund ta zbatojë masën për subvencione që qytetarët të mund të blejnë inverterë klimatik.
Në pajtim me këtë u miratuar edhe ndryshimi në buxhet, me çka nga buxheti i shtetit Tetova do të marrë 93 milionë denarë për subvencionimin e inverterëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në program, përkrah subvencioneve për klima, parashihet që të bëhet edhe kadastër e ndotësve, të bëhet fushatë për ngritjen e vetëdijes publike, blerje të mekanizmit dhe mjeteve për spërkatje dhe mbrojtje nga grimcat PM10. Qëllimi i programit është ulja e ndotjes së ajrit”, tha Julijana Peneva, përfaqësuese e Sektorit për aktivitete komunale.
Këshilltarët e Lëvizjes Besa dhe OBRM-PDUKM-së për këtë thanë subvencionet për klima, janë masa populiste.
“I mbështesim të gjitha masat për ambient më të mirë. Megjithatë, kemi vërejtje se këto masa kanë karakter populist, duke pasur parasysh se kemi zgjedhje dhe dimri është duke shkuar”, tha Aleksandar Veljanovski nga OBRM-PDUKM.
Në seancën e sotme u pranuan edhe planet vjetore financiare të shkollave fillore komunale./Telegrafi/