Site icon Telegrafi

Komuna e Shtimes nxjerr në shitje disa automjete – çmimi nga 100 euro (Dokument)

Komuna e Shtimes, së bashku me disa institucione të kësaj komune kanë nxjerrë në shitje 12 automjete.

Çmimi fillestar për shitjen e të gjitha këtyre automjeteve është caktuar të jetë vetëm 4,230 euro.

Të gjitha automjetet të cilat janë qitur në shitje janë jashtë përdorimit.

Shtija e këtyre automjeteve do të behët përmes ankandit publik, dhe në të mund të blihen automjete duke filluar nga 100 euro, raporton ORAinfo.

Ndërkaq, çmimi më i shtrenjtë i caktuar është 1 200 euro për automjetin Toyota Runer i vitit të prodhimit 2000.

Pjesëmarrës në blerjen e automjeteve mund të jenë të gjithë qytetarët e interesuar si personat fizik ashtu dhe ata juridik.

Ofertuesit e interesuar mund të inspektojnë automjetet në lokacionin e Komuna në Shtime QPS-ja dhe QKMF-ja në Shtime duke filluar nga data 25.11.2015 deri me datën 06.12.2015 nga ora 10:00-12:00

Ndërkaq, ofertat duhet të dorëzohen në adresën e cekur më lartë jo më vonë se 07.12.2015 në orën 16:00.

Exit mobile version