Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të vazhdojnë aksionet nëpër lokalet gjatë orëve të vona të mbrëmjes.
“Për shkak të ankesave të vazhdueshme nga banorët, Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të vazhdojë aksionet nëpër lokalet që shkaktojnë zhurmë në orët e vona të mbrëmjes.
Iu bëjmë thirrje pronarëve të lokaleve, që të kenë parasysh ligjet dhe rregulloret në fuqi, në mënyrë që të mos detyrohemi t’iu shqiptojmë gjoba që do t’i dëmtonin bizneset e tyre”, thuhet në njoftim./Telegrafi/