Lidhur me deklaratën e Ministrit të Financave Avdullah Hoti për 51 autobusët e rinj në Komunën e Prishtinës, se kryetari Ahmeti e ka bllokuar këtë projekt, ky i fundit bashkë me nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu në një konferencë të jashtëzakonshme të thirrur sot për media kanë thënë se deklaratat e Hotit ishin qesharake, të cilat kanë arritur edhe skandalin ndërkombëtar.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar edhe protestë në rast se nuk zgjidhet problemi i 51 autobusëve të rinj.
Dhjetë muaj kanë kaluar që nga nënshkrimi i marrëveshjes tre palëshe mes Komunës së Prishtinës, BERZH-it dhe Ministrisë së Financave, dhe pas kësaj marrëveshje dhe aprovimit të Ministrisë së Financave BERZH ka dërguar këtë marrëveshje në bord. Por i pari i Prishtinës, ka potencuar se pas këtij aprovimi Ministria e Financave ka refuzuar që të dorëzojë në Qeveri kërkesën e garancionit dhe për dhjetë muaj nuk ka asnjë përgjigjeje.
“Morëm si shkas dje një deklaratë ku ministri i financave tha se kryetari i komunës po i bllokon autobusët. Që përveç që ishte qesharake tashmë ka arrit përmasa t e një skandali gati se ndërkombëtar përshkak se janë bërë fiks dhjetë muaj prej momentit kur ne kemi nënshkruar një marrëveshje tre paleshe me BERZHI-in dhe Ministrinë e Financave për blerjen e 51 autobusëve të rinj për Komunën e Prishtinës…BERZH e ka dërguar në bord pasi e ka marr aprovimin nga Ministria e Financave. , dhe kur e gjitha kjo finalizohet dhe ne e vendosim në tender me rregullat e BERZH-it atëherë fillon një qetësi absolut e ministrisë e cila refuzon ta dorëzoj në Qeveri kërkesën për garancion nuk sa përgjigjeje që dhjetë muaj, ne e përfundojmë procedurën e tenderimit nuk mund ta shpallim fituesin për shkak të mos kryerjes së këtyre obligimeve kontraktuese”, tha Ahmeti.
Madje kryetari Ahmeti, tha se nuk e kupton se si për inate politike, një qeveri bllokon komunën e shtetit të saj, duke potencuar se po e njëjta Qeveri ka qenë në komunë.
Veç tjerash Ahmeti tha se para 13 muajsh ka dorëzuar kërkesën e tTrafikut urban për garancion shtetëror, por edhe pas 395 ditësh nuk kanë marrë asnjë përgjigjeje, e që këtë ai ka quajtur keqpërdorim të detyrës zyrtare, gjë të cilën ai thotë se e ka bërë kryeministri dhe ministri i Financave.
“Nuk e kuptojmë si ka mundësi për inate politike një qeveri ta bllokoj komunën e shtetit të vetë, për më keq një qeveri e cila ka qenë në komunë dhe e kupton shumë mirë nevojën dhe më e keqja është se nuk e kuptojnë pse kanë nënshkruar në gusht aprovimin dhe më pastaj kanë vendosur këto janë procedurat, apo ato janë procedurat…që 13 muaj ne kemi dërguar kërkesë të trafikut urban për garancion shtetëror me rast 60 ditë i kanë pas me u përgjigj dhe kanë kaluar 395 ditë kanë kaluar dhe nuk kemi asnjë përgjigjeje. K jo është tashmë keqpërdorim i detyrës zyrtare…ministri i financave bashkë me kryeministrinë e Republikës së Kosovës kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke refuzuar me qit në mbledhje të Qeverisë qoftë me po ose jo, qoftë me përgjigjeje pozitive ose negative për të dëmtuar subjektin tjetër në këtë rast trafikun urban dhe Komunën e Prishtinës. Pra, me 15 prill të 2015 i kemi dorëzuar dhe nuk kemi përgjigjeje…tashmë një tentim për ta shpëtuar fytyrën …thotë që Kuvendi Komunal”, ka deklaruar Ahmeti.
Lidhur me atë se çfarë ndodh në mes Ministrisë së Financave dhe BERZH-it për nënshkrimin e kontratës së pajisur me autobus Hoti dje ka thënë se garancionit financiar i duhet aprovim nga Kuvendi.
E për këtë Ahmeti tha se le të dërgohet në Kuvend dhe pastaj të na fajësojnë. Ai në mënyrë qesharake tha ka kaluar koha e gazit lotsjellës në Kuvend e cila nuk është shfrytëzuar si strategji politike, dhe tani ministria si me u nxjerrë nga kjo situata po mundohet të thonë se nuk zgjidhet problemi.
“Lëvizja ka thënë që kthimin në Kuvend e konsideron çështje pas çështje, dhe kur ka çështje të rëndësishme do të kthehen unë ka, thënë edhe atëherë. Po hajde dërgojeni në Kuvend pastaj lërna fajin, pastaj thuaj se nuk po kalon për shkak të kësaj apo asaj. Por as deri në Kuvend nuk e keni lënë me shku, se në Kuvend kanë mujt me na thënë. Bile atëherë kanë pas edhe strategji politike qe e dërguam na por nuk na lejojnë, por ju iki ajo kohë dhe tash qysh me u nxjerrë prej kësaj un jam i sigurt që në ndonjë mbledhje të Kuvendit këta që po thonë që nuk zgjedhet problemi, kanë me u qu me thonë na jemi për autobusë. Del Sami me Lirakun ma fort kanë me fol se na”, tha kryetari Ahmeti.
Ahmeti tha se kryeministri le të dërgon një letër në të cilën thotë se sipas cilit ligj, apo të cilit nen të bëhet kërkesa dhe po në atë moment do të thërras edhe mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit komunal. Ndryshe, sipas Ahmetit do të mbahen protesta, pasi që Prishtina nuk është e askujt por e qytetarëve të Prishtinës.
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Dardan Sejdiu tha se ministri i Financave Avdullah Hoti po bllokon çdo projekt, i cili ka të bëjë me rregullimin e trafikut Urban, dhe jo vetëm atë të blerjes së 51 autobusëve.
Sejdiu tha se ministri Hoti le t’i kryen punët e tij e mos të merret me punë tjera.
“Ky ministër i financave e bllokon jo vetëm blerjen e 51 autobusëve që është i një rëndësie të veçantë për qytetin e Prishtinës, por edhe çdo iniciativë e cila ka të bëjë me rregullimin e problemeve të komunikacionit dhe mobilititeti në Prishtinë. Për më shumë ne e kemi pranuar një letër prej ministrit në shkurt e cila vjen si pasojë e takimit që e ka me drejtorin menaxhues të BERZH-it dhe brenda ditës iu kemi përgjigjur me gjitha shkresat që i ka kërkuar dhe përsëri nuk kemi asnjë shkresë mbrapa…jemi në një situatë ku ministri i Financave për shkak presionit qytetarë dhe përshkak të presionit edhe të BERZHI-it për të sqaruar këtë temë po mundohen të krijojë një far loje procedurale dhe hiç nuk është larg mendsh që do të tentoj edhe nesër në Kuvendin Komunal të sjellë një letër në mënyrë që të del nga marrja që e ka krijuar vetë”, tha Sejdiu.
Nënkryetari Sejdiu ka treguar se të vetmin komunikim me ministrin e financave ka qenë takimi ku në një letër është kërkuar autorizimin për drejtorin e Trafikut Urban./KP/