Telegrafi

Komuna e Prishtinës i ndan një “Mirënjohje” këngëtares Filloreta Raçi

Filloreta Raçi ka vite që është në tregun muzikor shqiptar duke sjell këngë të reja.

Ajo është e pranishme me projekte të reja si dhe koncerte të ndryshme anembanë trojeve shqiptare.

E për të gjithë këto arritje dhe kontributin në fushën e artit, ajo është nderuar gjatë ditës së sotme me çmimin e “Mirënjohjes” nga Komuna e Prishtinës.

Ajo këtë arritje e ka ndarë me ndjekësit në llogarinë personale në Instagram këtë arritje jetësore.

“Për kontributin shumëvjeçar në ngritjen e urave të bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve mes Kosovës e Shqipërisë në aspektin arsimor, kulturor, artistik, social, edukativ dhe shkëmbimin e përvojave në krijimin e lidhjeve të qëndrueshme”, shkruhet në çmimin që e ka pranuar bukuroshja.

Kujtojmë se videoja e fundit që ka sjell këngëtarja është “Habibi”, i cili deri më tani është shikuar mbi 2.5 milionë herë në YouTube.

Ndryshe, Fifi është duke punuar në këngë të reja që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/