Site icon Telegrafi

Komuna e Prishtinës kompenson me 110 mijë euro Elza Ujkanin, u lëndua nga rënia e kulmit të komunës

Me 36 vota për, asnjë kundër Kuvendi Komunal i Prishtinës e ka miratuar propozim-vendimin për kompensimin e Elza Ujkanit, e cila ishte lënduar rëndë nga rënia e kulmit të objektit të komunës.

Ujkani do të kompensohet me 110 mijë euro për lëndimet e marra në këtë rast.

Kryetari i komunës, Përparim Rama, ka thënë se kjo është për shëndetin e Elzës.

“Ka të bëj rreth përmirësimit të shëndetit të zonjushës Ujkani e cila sot është me ne, kështu që propozimi është për të vazhduar shërimi”, ka thënë Rama.
Ndërsa, shefi i asamblistëve të Vetëvendosjes, Gëzim Sveçla, tha se e përkrahin propozimin.

“Ashtu siç e ka potencuar kryetari, ku propozimi për paradhënie nuk e ndalon asnjë proces, çoftë të organeve të hetuesisë për gjetjen e fajtorit të rastit, e në një situate të tillë, ne e mbështesim dhe përkrahim ketë propozim”, theksoi ai.

Edhe asamblistët e PDK-së i kanë dhënë mbështetje këtij propozimi.

“Edhe ne si grup përkrahim këtë ndihmë financiare e cila do shkoj tek Elza Ujkani. Më e rëndësishme është që të bëhet sigurimi i kulmeve të objekteve të vjetra, edhe banorët e lagjes Ulpiana kanë kërkuar ndihmë për një kulm, pas një lëvizje të madhe. Andaj kërkojmë nga kryetari dhe organet të merren me rastet e tilla të mos përsëriten”, tha asambleistja e PDK-së, Gresa Lahu

Exit mobile version