Telegrafi

Komuna e Prishtinës hap konkurs për punësimin e 200 zyrtarëve administrativ

Komuna e Prishtinës njofton se ka hapur dy konkurse për punësimin e 200 nënpunësve dhe të zyrtarëve administrativ.

konkursin e parë janë të hapura 142 pozita si nënpunës dhe mbështetës administrativ për drejtoritë përkatëse.

Sipas përshkrimi të konkursit, personat do të regjistrojnë dhe regjistrat e administratës.

Aty thuhet se kandidatët preferohet të kenë aftësim profesional në ekonomik, juridik, administratë publike, marrëdhënie me publikun, edukatë fizike, arkiv, gazetari, sociologji, psikologji dhe pedagogji.


Ndërsa, në konkursin e dytë kërkohen 58 nënpunës administrativ.

Në këtë konkurs preferohen diploma universitare arkitekturë, ndërtimtari, elektroteknikë, hidroteknikë, gjeodezi, makineri, komunikacion, teknologji informative dhe mjedis. Po ashtu, nevojiten edhe njohuri të programeve të MS Office.

Kontrata do jetë për 1 vit me pagë 420 euro bruto dhe se nuk theksohet se kandidatët duhet të kenë përvojë të punës.

Këto konkurse do të janë të hapura deri më 8 shtator 2023. /Telegrafi/