Site icon Telegrafi

Komuna e Prishtinës apel qytetarëve që të kenë kujdes me lëvizjen

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj iu ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë lëvizjes në qytet.

Ai përmes një shënimi në Facebook ka apeluar për kujdes të shtuar sidomos në zonat ku ka drunj.

“Ju lutemi, për shkak të shiut të rrëmbyeshëm dhe erërave të forta, të keni KUJDES, sidomos në pjesët e qytetit që kane drunj përreth! Ekipet tona të shpëtimit janë në terren dhe po merren me rastet e aksidenteve”.

Lexo po ashtu Vdes 30-vjeçari në Prishtinë pas rrëzimit të drunjve, lëndime serioze merr një grua

Një person ka mbetur i vdekur sot si pasojë e rrëzimit të lisit në rrugën “Vaso Pasha”, në Prishtinë.

Ndryshe, viktima është 30 vjeçar, ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai bëri të ditur se si pasojë e rrëzimit të lisit e lënduar ka mbetur edhe një 30 vjeçare e cila është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor./Telegrafi/

Exit mobile version