Telegrafi

Komuna e Podujevës lëshon WiFi falas në sheshi qytetit, deri pas festave të fundvitit

Nga sot e deri pas festave të fundvitit sheshi i qytetit të Podujevës do të mbulohet me WiFi falas.

Kështu ka njoftuar Komuna e Podujevës.

“Njoftojmë qytetarët se nga sot e deri pas festave të fundvitit mund të shfrytëzojnë WiFi falas në sheshin e qytetit”.

“Kjo po mundësohet nga Komuna e Podujevës përmes operatorit ekonomik i cili ka bërë dekorimin e qytetit për festat e fundvitit”, thuhet në njoftim.

Komuna ditë më parë ndezi dritat e fundvitit, duke e zbukuruar sheshin e qytetit.