Site icon Telegrafi

Komuna e Podujevës dezinfekton xhamitë

Pas vendimit të ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, që nga enjtja të hapen objektet fetare, Komuna e Podujevës sot ka bërë dezinfektimin e xhamive.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, përmes një postimi në Faecbook, transmeton Telegrafi.

Nënkryetari Rudari ka thënë se “pas kërkesës së Kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë, z. Mensur Hoti, përmes kompanisë së kontraktuar nga Komuna e Podujevës, kemi bërë dezinfektimin e disa xhamive në Komunën e Podujevës”.

Rudari ka uruar xhematin për rikthimin në xhami dhe lutjet e tyre të jenë të pranuara./Telegrafi/

Exit mobile version