Telegrafi

Komuna e Obiliqit kundërshton ngritjen e tarifave të energjisë elektrike, kërkon kuotë më të ulët për qytetarët e Obiliqit

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka njoftuar se sot kanë dërguar shkresë institucioneve të nivelit qendror, ku kanë kërkuar që të trajtohet me seriozitet Ligji për Obiliqin, ku kërkohet kuotë më të ulët për qytetarët e kësaj komune.

Gashi ka thënë se si Komunë e Obiliqit janë të gatshëm të bashkëpunojnë me institucionet , dhe që sa më shpejtë të krijohet një zgjidhje për qytetarët e Obiliqit,

“Me lejoni të ju njoftoj se në takimin e sotëm të mbajtur me ekzekutivin komunal, bazuar në Ligjin për Obiliqin dhe procedurave të tjera, kemi drejtuar shkresë institucioneve të nivelit qendror duke filluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Komisionit Parlamentar, Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për të trajtuar me seriozitet Ligjin për Obiliqin dhe nenet që dalin nga ky ligj, për kuotën më të ultë të çmimit të energjisë elektrike dhe jo ngritjen e tarifave të energjisë.

Komuna e Obiliqit, institucion i vënë në shërbim të qytetarëve, është e gatshme të ofroj bashkëpunim të plotë me institucionet relevante e përgjegjëse dhe mirëpret që kjo kërkesë të has në mirëkuptim dhe krijimin e zgjidhjes të shpejtë për qytetarët e Obiliqit”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ndryshe, propozimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për ngritje të tarifave të energjisë së shpenzuar elektrike te qytetarët e Kosovës ka shkaktuar konfuzion.

Disa protesta tashmë janë organizuar kundër këtij vendimi. /Telegrafi/