Telegrafi

Komuna e Mitrovicës shpreh ngushëllime për vdekjen e hoxhës Asllan Murati

Komuna e Mitrovicës në emër të organeve të saj u shpreh ngushëllime familjes, miqve, qytetarëve si dhe të gjithë besimtarëve për vdekjen e imamit, mësuesit e studiuesit tonë të mirënjohur, njëherit veprimtarit të çështjes kombëtare, ish kryetarit të KBI-Mitrovicë, Mulla Asllan Murati.

Në njoftimin e bërë për media nga Komuna e Mitrovicës thuhet se jeta dhe vepra e imamit të nderuar Muratit tregojnë më së miri për diapazonin e gjerë të diturisë së tij dhe për virtytet e tij fisnike, transmeton Telegrafi.

“Me kontributin e tij të dhënë ai do të mbetet hoxhë emblemë i qytetit tonë, i cili me punën e tij arriti të tregoi më së miri se çfarë është një shqiptar i mirë dhe një besimtar i mirë, që përçon dritë në mënyrë të drejtë. Zoti e mëshiroftë dhe me xhenet e nderoftë imamin e nderuar, Mulla Asllan Murati. Ngushëllime gjithë imamëve dhe kolegëve të imam Muratit në Mitrovicë dhe në gjithë Kosovën”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Ka ndërruar jetë hoxha dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Asllan Murati - Për vite të tëra i kishte fshehur eshtrat e Isa Boletinit nga serbët

Hoxha,  Asllani Murati ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme kurse varrimi i tij do të bëhet nesër./Telegrafi/