Sot është afati i fundit që Komuna e Mitrovicës së Veriut ka marrë vendim për lirimin e ndërtesës në lagjen e Boshnjakëve, që shfrytëzohet nga strukturat paralele të Serbisë.
Shefi i kabinetit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Visar Syla, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se deri në këto momente nuk ka ndonjuë vendim të ri.
Sipas tij, end vlen vendimi që është në fuqi.
“Deri në këto momente nuk kemi ndonjë vendim të ri, nëse do të ketë dicka do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Syla.
Ndryshe, zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës për Telegrafin tha se ende nuk kanë marrë ndonjë kërkesë zyrtare për ndonjë intervenim.
Ndryshe, ky objekt është parë si mundësi për t’i rikthyer tensionet në veri të vendit.
Objekti që nga paslufta po përdoret nga strukturat paralele të financuara nga Serbia.
Objekti në fjalë është pronë e Republikës së Kosovës dhe vendimi për rikthimin e tij tek institucionet vendore, është mbështetur edhe nga Qeveria.
Frika nga ndonjë intervenim policor për lirimin e kësaj hapësire, ka shtyrë të ketë edhe reagim ndërkombëtar.
Kjo bëri që aksioni i paralajmëruar të ndodhë më 25 gusht, të shtyhet për të premten e 8 shtatorit.
Lista serbe të mërkurën nëpërmjet një komunikate ka thënë se nuk do të largohen objekti. /Telegrafi/