Site icon Telegrafi

Komuna e Mitrovicës, mbledhje urgjente

Kuvendi i komunës së Mitrovicë sot do të mbajë një mbledhje ku pritet të diskutohet lidhur me zhvillimet e fundit në këtë qytet, më saktësisht rreth ndërtimit të murit.

Mbledhja do të mbahet në ora 11:00.

“Në zbatim të nenit 44, paragrafët: 1, 2 dhe 6, të Ligjit Nr. 03/L-040 Për vetëqeverisje lokale; nenit 6, paragrafi 2, dhe nenit 7, të Udhëzimit Administrativ të MAPL-së Nr. 02/2015 Për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës; nenit 32, paragrafi 3, të Statutit të Komunës së Mitrovicës; respektivisht nenit 12, paragrafët: 1, 2, 4 dhe 14, të Rregullores Komunale për punën e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës; Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, me kërkesë të anëtarëve të Kuvendit Nr. 02-031-90711 dt. 12.12.2016 për thirrje të mbledhjes së jashtëzakonshme (urgjente) të Kuvendit të Komunës, për të mërkurën më dt. 14.12.2016”, thuhet në njoftim.

Në këtë mbledhje do të diskutohet situata politike dhe e sigurisë pas ndërtimit të murit matanë urës së Ibrit. /Telegrafi/

Exit mobile version