Site icon Telegrafi

Komuna e Mitrovicës fillon me dezinfektimin e hyrjeve të ndërtesave

Në vazhdën e masave të ndërmarra nga Komuna e Mitrovicës për parandalimin e virusit COVID-19, sot ka filluar edhe me procesin e dezinfektimit të hyrjeve të banesave kolektive në Mitrovicë.

“Këto masa janë ndërmarrë nga Komuna e Mitrovicës për të parandaluar rrezikun e përhapjes së koronavirusit.

Vetëm kështu mund të ndihmojmë që të mbrojmë veten dhe të tjerët!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version