Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka marr vendim për mbylljen e përkohshme të shesheve dhe parqeve për shkak të situatës së krijuar pas rasteve të fundit me COVID-19 në këtë komunë.
Ditëve në vazhdim inspektorati komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të zbatojnë masat e marra nga Komuna e Lipjanit siç janë:
Mbyllet përkohësisht sheshi “Adem Jashari” prej orës 18:00 deri në orën 5:00.
Mbyllen parqet, shtigjet e ecjes, këndet e lojërave për fëmijë dhe vendet tjera publike ku paraqiten numër i madh i qytetareve.
Ndalohet tregtimi i produkteve ushqimore dhe jo ushqimore në rrugët dhe vendet jo të destinuara për tregtim të produkteve.
Për zbatimin e këtij Vendimi obligohet Inspektorati komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Komuna e Lipjanit ka ftuar qytetarët, në veçanti bizneset dhe gastronominë tu përmbahen në tërësi kritereve dhe rekomandimeve për distancë në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit. /Telegrafi/