Në vazhdën e reshjeve të borës dhe nevojës për ndërhyrje në infrastrukturën rrugore, Komuna e Klinës ka intensifikuar pastrimin e rrugëve lokale për të siguruar qarkullim të lehtë dhe të sigurt.
Komuna e Klinës, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se rrugët lokale janë duke u pastruar.
“Kompania e pastrimit është momentalisht në terren duke bërë pastrimin e rrugëve edhe në fshatrat e tjera ku nevoja është më e madhe për intervenim. Kam kërkuar që kompania e kontraktuar të jetë 24 orë e gatshme për pastrim e rrugëve në të gjitha rrugët në kompetencë të komunës. Ju bëj thirrje të gjithë vozitësve për kujdes të shtuar dhe të përdorin pajisjet dimërore”, ka thënë kryetari Zenun Elezaj sipas faqes së Komunës së Klinës.
Banorët janë këshilluar të ndjekin rekomandimet për të shmangur incidentet në rrugë, ndërsa për raste urgjente janë vënë në dispozicion numrat e kontaktit 046 666 651 dhe 046 386 050. /Telegrafi/