Site icon Telegrafi

Komuna e Butelit ndërmerr masa për sanimin e dëmeve nga përmbytjet

Komuna e Butelit ka formuar trupin e posaçëm që do të merret me sanimin e dëmeve dhe pasojave nga vërshimet në këtë komunë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Qysh mbrëmë, komuna në bashkëpunim me ndërmarrjen publike ”Ujësjellësi dhe kanalizimi” ka siguruar një tanker për thithjen e ujit nga shtëpitë e përmbytura në Zhegroec dhe Butel, kurse ky mekanizëm do të angazhohet edhe në Luboten dhe në Rashtan.

Lexo po ashtu Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve në Maqedoni (Foto/Video)

Komuna apelon te banorët e saj, që nëse kanë nevojë për ndihmë atëherë të paraqiten në personat përgjegjës: Sllobodan Nevenov (075 442 103), Ivic Todorovski (071 238 998), Snezhana Klinçarova (076 438 721) dhe Suzana Martinovska (076 404 588)./Telegrafi/

Exit mobile version