Është treguar që muzika ndikon në emocionet tona, andaj neve mund edhe të na bëjë të qajmë, por edhe të qeshim
Një hulumtim i ri ka treguar që kompozime të caktuara mund të na ndihmojnë dhe të na vënë në gjumë, transmeton Telegrafi.
Hulumtimi i bërë në Hong-Kong ka treguar që muzika me sukses zgjidh problemin e pagjumësisë.
Në studim kanë marrë pesë më shumë se 100 persona të cilët gjatë tre vjetëve, çdo mbrëmje para gjumit, kanë dëgjuar muzikë në kohëzgjatje prej rreth 45 minutash.
Këngët të cilat i kanë dëgjuar kanë pasur midis 60 dhe 80 “bita” apo goditje në minutë. Në të njëjtin ritëm rrah edhe zemra jonë derisa biem në gjumë të thellë.
Me dëgjimin e muzikës relaksojmë trupin, duke sinkronizuar rrahjet e zemrës me melodinë, dhe kështu ky ritual bëhet njëfarë forme e meditimit.
Është me rëndësi t’i kushtohet kujdes ritmit të muzikës, sepse këngët shumë të shpejta mund të shkaktojnë efekt të kundërt.
Kur është konstatuar që muzika është aq e dobishme, mjekët janë konsultuar me muzikantët të cilët kanë kompozuar tone të dedikuara pikërisht këtij lloji.
Pos që është e shkëlqyeshme për pagjumësinë, muzika me sukses lufton edhe problemet e anksiozitetit.
Një hulumtim ka theksuar që te pjesëmarrësit në këtë eksperiment kjo gjendje e pakëndshme është ulur për 65 për qind.
Këto melodi janë treguar që më së shpejti vënë në gjumë:
“Clair de Lune” – Claude Debussy
“The Boxer” – Simon
“Canzonetta Sul-aria”- Moxart
/Telegrafi/