Mbrojtësi i krahut të majtë, Jordi Alba, mbetet njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës.
Ai ka kontratë vetëm deri në vitin 2020 me klubin blaugrana.
Drejtuesit e Barcelonës dëshirojnë ta zgjidhin çështjen, duke rinovuar me mbrojtësin që në këtë vit.
Kjo pasi klubi ka frikë nga interesimi i Juventusit për ish-lojtarin e Valencias.
Edhe përkundër kësaj, bisedimet po shkojnë shumë ngadalë.
Menaxheri është i mërzitur me këtë dhe në intervistat e fundit nuk e ka përjashtuar largimin e lojtarit të tij nga Barca.
Jordi Alaba është rritur në akademinë e Barcelonës, por ka luajtur për Valencian, nga ku edhe ishte rikthyer në klub. /Telegrafi/