Site icon Telegrafi

Kompletoi Kubin e Rubikut derisa tërhiqej me ski mbi ujë (Video)

Joey Fratelli nga Shtetet e Bashkuara e ka kompletuar Kubin e Rubikut me një dorë, derisa ishte në ski dhe tërhiqej nga barka nëpër liqe.

Brenda një minute, ai ka arritur të përfundonte enigmën tredimensionale dhe t’i kthente të gjitha sipërfaqet në një ngjyrë, transmeton Telegrafi.

“Dua që me këtë objekt të thyej rekord botëror dhe ky është vetëm fillimi. Po bëj ushtrime të pafund, që të sjell së shpejti risi”, ka thënë Fratelli lidhur me rastin.

Raportohet se ai po provon të plotësojë këtë kub, derisa është nën ujë dhe nuk ka pajisje ndihmëse. /Telegrafi/

https://youtu.be/cxrYC9ERyQI

Exit mobile version