Telegrafi

Kompletohet grupi i Kosovës për Ligën e Kombeve, Qipro merr vendin e lirë në Grupin 2 dhe do të jetë rivali i parë i Dardanëve

Kosova ka mësuar kundërshtarin e fundit në Ligën e Kombeve, i cili do të vinte nga përballjet mes Qipros dhe Estonisë.

Ndeshja e parë ishte mbyllur pa gola, ndërsa në ndeshjen e dytë Qipros ka arritur të mposht Estoninë me rezultat 2-0.

Me këtë fitore qipriotët janë bashkuar me Grupit 2 në Ligën C, aty ku është edhe Kosova.

Me këtë fitore, Qipro ka plotësuar të zbrazët që ishte në grup.

Grupi 2 në Ligën C, tani përbëhet nga Kosova, Irlanda e Veriut, Greqia dhe Qipro.

Ndeshja e parë e këtij grupi zhvillohet pikërisht ndaj Qipros dhe Kosovës më 2 qershor. /Telegrafi/