Telegrafi

Kompany, sot 10 vite nga debutimi i tij në Ligën Premier me Man Cityn – luajti ndeshjen e 250-të me ‘Qytetarët’  

Vincent Kompany sot (e shtunë) ka bërë plot 10 vite nga debutimi i tij me fanellën e Manchester Cityt në Ligën Premier. Që nga ky debutim, mbrojtësi belg ka zhvilluar plot 250 ndeshje.

Mbrojtësi 32-vjeçar ka shkuar emrin e tij me shkronja të arta në historinë e klubit anglez.

Kjo pasi, Kompany sot ka bërë plot 10 vite nga ndeshja e tij e parë e luajtur me fanellën e Cityt në Ligën Premier.

Pikërisht në dhjetëvjetorin e debutimit të tij, belgu ka arritur edhe një shifër të madhe ndeshjes, pasi ka djersitur plot 250 herë fanellën e Cityt.

Kompany ka fituar tre tituj të Ligës Premier me Man Cityn (Getty Images)

Në debutimin e tij me 24 gusht të 2008, Kompany luajti si mesfushori ndaj West Ham Unitedit, ku fituan me rezultat 3-0.

Në anën tjetër, sot (e shtunë) me 25 gusht të 2018, belgu luajti në rolin e tij të përhershëm, si qendërmbrojtës, në barazimin 1-1 në udhëtim te Wolves.

Dhjetë vite më parë, Man City kishte filluar mbledhjen e yjeve dhe në ekipin e parë ‘testues’ përfundoi në vendin e 10-të me 51 pikë të mbledhura.

Ndërsa sot, Qytetarët udhëheqin Ligën Premier me shtatë pikë, ndërsa janë pretendentët kryesor për titullin kampion, i cili do të ishte i katërti për Kompanyn që nga transferimi i tij te City. /Telegrafi/