Telegrafi

Kompany: Si tifoz, dua që Messi t’i bashkohet Cityt dhe ta fitojnë Ligën e Kampionëve

Trajneri i Anderlechtit, Vincent Kompany është duke e mbështetur Manchester Cityt për të transferuar yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

Ish-kapiteni i Cityt, Kompany i kërkoi Messit të bënte këtë veprim, duke thënë se një transferim i tillë do të ishte “i jashtëzakonshëm” për klubin.

“Do të ishte e pabesueshme që klubi të kishte një lojtar si ai – ai mund t’i ndihmonte ata të ndërmarrin hapin tjetër duke fituar Ligën e Kampionëve”, ka thënë fillimisht Kompany.

Lexo po ashtu Messi i gatshëm të dalë publikisht dhe të flasë për zhgënjimet dhe dëshirën për t’u larguar nga Barcelona

“Unë e di mënyrën e të menduarit të Pep Guardiolës, kështu që mund ta imagjinoj mirë që ata të dy do të kenë ende një raport të mirë”.

“Nëse Messi ka vendosur të largohet nga Barcelona, atëherë unë vetëm mund të respektoj vendimin e tij”.

Lexo po ashtu Kjo është kontrata multimilionëshe që Manchester City i ka bërë Messit dhe që po e tundon argjentinasin të transferohet në Angli

“Le të jemi të qartë – si një tifoz i Cityt, shpresoj që Messi t’i bashkohet atyre”.

“Mund ta imagjinoj se Pep dhe Messi ende kanë numrat e telefonit të njëri-tjetrit. Kështu që ata mund t’i bëjnë njëri-tjetrit një telefonatë”, përfundoi belgu. /Telegrafi/