Site icon Telegrafi

Kompany në mbrojtje të Lukakut: Federata italiane është fajtore për racizmin

Shoku i skuadrës së Romelu Lukaku te Belgjika, Vincent Kompany pretendon se federata italiane e futbollit [FIGC] është fajtore për racizmin në futbollin italian për shkak të mungesës së diversitetit të tij.

Tifozët e Cagliarit bënë thirrje raciste ndaj Lukakut, kur ai shënoi një penallti gjatë fitores 2-1 të Interit në Sardegna Arena fundjavën e kaluar, gjë që tifozët ultras të  Nerazzurrëve e justifikuan në mënyrë të diskutueshme.

Lexo po ashtu Tifozët e Cagliarit vazhdojnë me fyerje raciste - tani viktimë ishte Lukaku

Sidoqoftë, Kompany beson se FIGC e ka fajin për këto thirrje raciste pasi nuk ka bërë asnjë rreth kësaj çështje.

“Racizmi i vërtetë qëndron në faktin se asnjë nga institucionet nuk ka përfaqësues që në të vërtetë mund të kuptojnë se çfarë po kalon Romelu [Lukaku]”, ka thënë fillimisht Kompany për Sky Sports News.

Lexo po ashtu Demba Ba iu bën thirrje të gjithë lojtarëve me ngjyrë të largohen nga Serie A

“Nëse kaloni nëpër borde në UEFA ose FIFA, Ligën Italiane ose Ligën Angleze ka një mungesë të vërtetë diversiteti”.

“Nëse nuk keni shumëllojshmëri në vendet e pushtetit si bordet, atëherë nuk mund të keni vendimet e duhura për sa i përket sanksioneve – është aq e thjeshtë kjo”, përfundoi belgu. /Telegrafi/

Exit mobile version