Telegrafi

Kompany emëron mbrojtësin më të mirë në histori të Ligës Premier, injoron emra si Terry dhe Ferdinand

Vincent Kompany pretendon se ylli i Liverpoolit, Virgil van Dijk është mbrojtësi më i mirë në histori të Ligës Premier, duke e zgjedhur holandezin para vetes apo edhe legjendave të Manchester Unitedit.

Mbrojtësi 34-vjeçar belg gëzoi një karrierë të frytshme te Manchester City, teksa fitoi katër tituj të ligës, dy Kupa FA dhe katër Kupa të Ligës.

Kompany, i cili u largua nga City verën e kaluar, është vendosur shpeshherë në listën e emrave për njërin nga mbrojtësit më të mirë të të gjitha kohërave në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i kombinuar nga pesë ligat kryesore evropiane, mungojnë shumë yje

Por, belgu largoi veten nga lista, ashtu sikurse largoi edhe legjendën e Unitedit, Rio Ferdinand dhe atë të Chelseat, John Terry, në favor të emërimit të Van Dijk si mbrojtësi më i mirë i të gjitha kohërave në ligën elitare angleze.

“Unë do të zgjidhja Virgil van Dijk si mbrojtësin më të mirë në historinë e Ligësn Premier”, ka thënë fillimisht Kompany për Sporf.

“Është një zgjedhje e çuditshme sepse ai nuk është në skenë për aq kohë sa ishin Terry dhe Ferdinand. Ata djem kanë luajtur në ligë për një kohë shumë të gjatë”.

“Por sinjalet që jep Van Dijk në sezonet e tij të fundit e bëjnë aq të qartë sa nëse ai do të kishte shkuar më parë në majën absolute, ai do të ishte edhe më tej”.

Lexo po ashtu Stam: Van Dijk i shkëlqyeshëm, por Messi e meritoi Topin e Artë

“Ai bën një ndryshim të madh për skuadrën e tij. Një mbrojtës nuk qëndron kurrë vetëm, ka të bëjë me komunikimin e tij me shokët e skuadrës dhe se si e bëni ekipin tuaj më të fortë”.

“Liverpooli para Van Dijk dhe Liverpooli pasi Van Dijk është një ekip krejtësisht tjetër”, përfundoi legjenda belge. /Telegrafi/