Telegrafi

Kompany: Ekipet tjera vështirë të luftojnë me Liverpoolin dhe Cityn për titull

Vincent Kompany (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Vincente Kompany ka dhënë së fundmi mendimin e tij sa i përket garës për titullin e sivjetmë në Ligën Premier.

Liga Premier ka nisur furishëm edhe këtë sezon, me klubet e mëdha që tashmë kanë tubuar pikët në katër ndeshjet e para.

Reds prijnë në tabelë me pikë të plota, 12, ndërsa pas tyre vjen City me dhjetë pikë e pas tyre edhe Arsenali me shtatë.

Lexo po ashtu Willian: Chelsea mund t'i fitojë disa trofe këtë sezon

Gara për titullin kampion pritet të jetë e nxehtë edhe këtë sezon, por jo edhe për ish-kapitenin e Cityt, belgun Kompany.

Sipas mbrojtësit belg, Liverpooli dhe City kanë diçka më shumë dhe se ekipet tjera do ta ketë të vështirë të garojnë me to.

Lexo po ashtu Befason Carragher: Man City është favorit për ta fituar titullin në Ligën Premier

“Mendimi im është se, për momentin, është shumë e vështirë për klubet e tjera të garojnë sepse Liverpooli dhe City janë makina të përsosura mirë”, ka thënë Kompany.

Në anën tjetër, ish-kapiteni i Liverpoolit, Jamie Carragher ka deklarua se klubi nga Etihad është favorit për të fituar trofeun këtë sezon. /Telegrafi/