Site icon Telegrafi

Kompanitë private që ua rrisin pagat punëtorëve, Qeveria: Do të subvencionojmë 50 për qind rritjen për tre muaj

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati sot në një konferencë për media bënë të ditur pakon e re mbështetëse, e që i përfshin edhe sektorin privat.

Kurti theksoi se 80 për qind janë të punësuar në sektorin privat, sektor ky i prekur më së shumti nga inflacioni.

“Do të mbështesim secilin biznes që i rritë pagat e punëtorëve. Duke subvencionuar 50 për qind të rritjes së pagës për punëtorë, maksimumi 100 euro për tre muajt e parë”, bëri të ditur Kurti, raporton Telegrafi.

Ndërkaq, ministri i Financave Hekuran Murati tha se sektori privat ka qenë gjithmonë prapa sektorit publik, e edhe ndërmarrjeve publike sa i përket pagave që marrin dhe punës që bëjnë.

“Ne kemi paraparë të mbështesim dhe subvencionojmë të gjitha bizneset që në këtë kohë rrisin pagat për punëtorët. Të fillojnë nga ky muaj dhe për tre muajt e ardhshëm do të ketë mbështetje… Shteti do të subvencionojë gjysmën e rritjes së pagës së tyre për tre muajt e ardhshëm”, bëri të ditur ministri. /Telegrafi/

 

Exit mobile version