Vendet e Bashkimit Evropian u kanë dhënë firmave evropiane të drejtën ligjore për të vepruar në Iran, pavarësisht tërheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga marrëveshja bërthamore.
Masa pason mospranimin nga Administrata e Trump-it të thirrjeve të Brukselit për një përjashtim të këtyre kompanive nga sanksionet.
“Statusi i bllokimit” i ndalon firmat e Bashkimit Evropian që të zbatojnë sanksionet e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u lejuar atyre të kompensohen për dëmet nga dënime të tilla dhe të shfuqizojnë vendimet e gjykatave të huaja kundër tyre, përcjell Telegrafi.
Presidenti Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e Iranit në maj dhe Uashingtoni planifikon të vendosë sanksione mbi Teheranin muajin e ardhshëm.
Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha se 28 vendet anëtare po bëjnë gjithçka që munden për të shpëtuar marrëveshjen, por Administrata e Trump-it përsëri mund ta prishë atë. /Telegrafi/