Në mbledhjen e katërt vjetore të Odës Ekonomike Maqedono-Bullgare (OEMB), u tha se gjithsej 38 kompani bullgare janë të interesuara për investime serioze në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas kryetarit Zore Temelkovski, dalja në tregjet e treta, përmes prodhimeve të përbashkëta dhe bashkimit të kapitalit, mbetet një nga përparësitë kyçe të kësaj Ode.
OEMB-ja do të vazhdojë me bisedimet e shpeshta me subjektet politike në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve më të mira, pasi që afarizmi nuk është asnjëherë i kënaqur nga situata dhe çdo herë duhet të ofrojë ide përparimtare.
Ndryshe, OEMB-ja ëshë themeluar më 2011 me kapital dominues privat, me nismë të bashkësive afariste të të dy vendeve./Telegrafi/