Site icon Telegrafi

Kompanitë amerikane i shkruajnë Trumpit kundër tarifave tregtare me Kinën

Disa kompani, përfshirë Walmart e Target, së bashku me shoqatat tregtare, i dërguan letër presidentit amerikan Donald Trump, ku thuhet se një përshkallëzim i tensioneve tregtare me Kinën do të dëmtonte familjet, vendet e punës dhe ekonominë amerikane.

Nënshkrimi i letrës, e cila përmban 661 firma, u organizua nga një koalicion biznesi i quajtur “Tarifat lëndojnë zemrën e vendit”.

Lëvizja ndodh ndërkohë që Zyra e Përfaqësuesit Tregtar të SHBA-së përgatitet për dëgjesa publike lidhur me një propozim për të zgjeruar tarifën 25 për qind të presidentit Trump mbi 250 miliardë dollarë amerikanë importe nga Kina, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Trump: SHBA nuk është gati për të bërë një marrëveshje tregtare me Kinën

Sipas propozimit, praktikisht të gjitha importet nga Kina do t’i nënshtrohen tarifës, duke përfshirë lodrat, veshjet e mallrat shtëpiake.

“Ne e dimë nga përvoja e drejtpërdrejtë se tarifat shtesë do të kenë një ndikim të ndjeshëm, negativ dhe afatgjatë mbi bizneset, fermerët, familjet dhe ekonominë amerikane”, thuhet në letër.

Letra paralajmëron po ashtu se dëmi nga tarifat do të ishte “humbja e më shumë se dy milionë vendeve të punës në SHBA, shtimi me më shumë se dy mijë dollarë i kostos për një familje të zakonshme amerikane prej katër vetash dhe ulja e vlerës së PBB-së së SHBA-së me 1 për qind”.

Lexo po ashtu Prodhuesit e njohur të atletëve kërkojnë nga Trumpi t'i japë fund luftës tregtare me Kinën

Po ashtu, kompanitë e njohura të mbathjeve Adidas, Nike dhe Puma i kanë bërë thirrje Trumpi të ndaloj sa më parë luftën tregtare me Kinën, me arsyetimin që mbathjet të përjashtohen nga tarifat e reja. /Telegrafi/

Exit mobile version