Anna Wurztburger nga New Yorku, e inspiruar nga reklamat e KFC e ka blerë një pako me ushqim në njërën nga lokalet e prodhuesit, por është zhgënjyer me atë që ka gjetur brenda.
Gjyshja 64-vjeçare, ka pritur që paketimi të jetë i mbushur me mish pule, i cili do ta ngopte tërë familjen, por sipas saj brenda kishte vetëm disa copë, transmeton Telegrafi.
Pasi është ankuar te menaxheri i lokalit ku u shërbyer, pensionistja ka marrë avokat dhe ka paditur kompaninë. Për blerjen që i kushtoi 20 dollarë, Wurztburget kërkon shpagim prej 20 milion dollarëve.
“Në reklamë dukej një kuti plotë me ushqim, por kur shkova në shtëpi i gjeta vetëm disa copë, që nuk më dolën as mua, e aq më pak familjarëve të mi”, ka thënë gruaja, e cila është ankuar edhe për shijen e ushqimit.
Në anën tjetër, zyrtarë të KFC nuk kanë dashur të prononcohen, derisa të përfundojë procesi gjyqësorë. /Telegrafi/