Telegrafi

Kompania vendore FASAL fillon eksportin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Përkundër barrierave të shumta tregtare që kanë prodhuesit vendor në eksportimin e mallrave jashtë vendit, kompania prodhuese FASAL po arrin të gjejë treg përtej oqeanit. Prodhuesi i dyerve dhe dritareve FASAL, pjesë e LINE Group, sot ka nisur kontejnerin e parë me dyer e dritare nga PVC plastika për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dyer e dritare janë pjesë e porosisë nga një kompani Amerikane e ndërtimit, e cila ka besuar cilësinë dhe punën e FASAL në prodhimin e dyerve dhe dritareve. Eksperienca mbi 20 vjeçare dhe posedimi i teknologjisë së fundit në prodhim, po ashtu çmimi i volitshëm, kanë bërë që kompania Amerikane të kontraktoj produktet Made in Kosova.

Disa nga karakteristikat e këtyre dyerve dhe dritareve janë: profil i gjerë 85 mm Ideal 8000 me ngjyrë nga Aluplast, xham katër shtresor (njëri nga të cilët është xham sigurues, tjetri xham LowE dhe xhami i fundit i lameluar me folje kundër zhurmës), mekanizëm Roto, profilet të hekurit prej 2mm në brendësi të profileve të plastikës.

Këto karakteristika të veçanta e bëjë derën dhe dritaren shumë të qëndrueshme për nga jetëgjatësia, i mbrojnë banorët nga zhurmat dhe përmes xhamave, pos zvogëlimit të zhurmës, zvogëlohen edhe shpenzimet e ngrohjes/ftohjes gjatë dimrit dhe verës.

Eksporti përtej Evropës është motiv shtesë për kompaninë FASAL dhe punëtorët e saj, me punën profesionale të të cilëve arrihen sukseset në vazhdimësi.

Gjatë këtij muaji për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të transportohen edhe kontejnerë të tjerë me dyer e dritare, pjesë e kontratës me kompaninë Amerikane.

FASAL është ne negociata që të fillojë prodhimin e më pas eksportin e dyerve dhe dritareve për në Kanada.

Lexo po ashtu Kompania vendore FASAL vizitohet nga Shoqata e Ndërmarrjeve të Mesme të Gjermanisë