Site icon Telegrafi

Kompania suedeze krijon mikroçipin që ruan statusin tuaj të vaksinimit – dhe implantohet brenda lëkurës tuaj

Kompania startup me bazë në Stokholm të Suedisë, Epicenter, zbuloi një mënyrë të për ta pasur me vete pasaportën e vaksinës kundër COVID-19 – në një mikroçip të implantuar nën lëkurën tuaj.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, implanti mund të lexohet nga çdo pajisje duke përdorur protokollin e komunikimit në fushë të afërt (NFC) –teknologji e përdorur për pagesat pa kontakt dhe sistemet e hyrjes pa çelës.

Në një video të shpërndarë nga kompania Epicenter, përkatësisht nga shefi i shpërndarjes, Hannes Sjoblad, ai e ka çipin në krah dhe thjesht tund telefonin mbi të për të ngritur statusin e tij të vaksinimit.

“Implantet janë teknologji shumë e gjithanshme që mund të përdoren për shumë gjëra të ndryshme, dhe tani për tani është shumë e përshtatshme që pasaporta e COVID-19 të jetë gjithmonë e qasshme në implantin tuaj, tha ai në një deklaratë. /Telegrafi/

Exit mobile version