Kompania më e madhe në botë e prodhimit të pajisjeve të gërminit të kriptovalutave Bitmain, ka raportuar se në tremujorin e tretë të vitit 2018 ka humbur 500 milionë dollarë.
Sië raporton CoinDesk, duke cituar bursën e Hong Kongut, thuhet se të ardhurat e kompanisë ishin 3 miliardë dollarë gjatë tre mujorëve të parë të vitit 2018 ku vetëm 200 milionë u gjeneruan në tre mujorin e tretë, përcjell Telegrafi.
Humbjet ishin kryesisht pas rënies së kërkesës për pajisje gërmimi nga tregu i kriptovalutave, i cili është edhe produkti kryesor i kompanisë.
Gjatë Forumit Ekonomik Botëror që u mbajt në muajin janar në Davos të Zvicrës, shefi ekzekutiv i bursës së Hong Kongut, Charles Li Xiaojia, vuri në pikëpyetje qëndrueshmërinë e bizneseve si ai i Bitmain, atëherë kur industria e kriptovalutave kishte rënë ndjeshëm gjatë 2018.
Në muajin dhjetor të vitit 2018, Bitmain mbylli një qendër zhvillimi në Izrael me 23 punëtorë, që erdhi si rezultat i ndryshimeve të tregut. /Telegrafi/