Telegrafi

Kompania “Pastrimi” arrin marrëveshje për furnizim me naftë, kërkon zhbllokimin e xhirollogarive

Kompania e mbeturinave “Pastrimi”, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se është arritur furnizimi me naftë pas një marrëveshje të arritur me furnitorin me derivate.

“Kompania ”Pastrimi” shpreson të hasë në mirëkuptim nga ana e Kompanisë për Menaxhimin e Deponisë të Kosovës, KMDK-së në mënyrë që të zhbllokohen xhirollogaritë bankare të KRM ”Pastrimit” për funksionim normal të Kompanisë në ofrimin e shërbimeve për qytetarët veprimtari kjo me rëndësi të veçantë jetike”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Reagon Shpend Ahmeti për mos grumbullimin e mbeturinave: Kjo gjendje është e paqëndrueshme (Video)

Njoftimi i plotë:

I’u njoftojmë se për shkak të gjendjes së vështirë financiare në të cilën gjendet Kompania KRM ”Pastrimi” SH.A- Prishtinë, me rastin e bllokimit të llogarive bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës KMDK-së, Kompania KRM ”Pastrimi” SH.A Prishtinë, i njofton qytetarët se pas Marrëveshjes së Mirëkuptimit me furnitorin e furnizimit me derivate, u mundësua furnizimi me naftë në mënyrë që të vazhdohet operimi në ofrimin shërbimit për qytetarët, në grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave.
Njëkohësisht edhe Komuna e Prishtinës ka ofruar ndihmë në furnizim me naftë në sasi prej 4.000 litra.
Kompania ”Pastrimi” shpreson të hasë në mirëkuptim nga ana e Kompanisë për Menaxhimin e Deponisë të Kosovës, KMDK-së në mënyrë që të zhbllokohen xhirollogaritë bankare të KRM ”Pastrimit” për funksionim normal të Kompanisë në ofrimin e shërbimeve për qytetarët veprimtari kjo me rëndësi të veçantë jetike.
Falënderojmë Komunën e Prishtinës!