Frenkie de Jong do të bashkohet në fillim të sezonit nga Ajaxi te Barcelona.
Ai do ta veshë fanellën e blaugranave në sezonin e ardhshëm dhe diskutimet rreth numrit, por edhe gjërave tjera kanë filluar.
Në një intervistë për Het Kontakt, lojtari e konfirmoi se sponsori i tij Nike, por edhe i klubit do të preferonte që ai të përdorte emrin e tij të parë, Frenkie, në pjesën e prapme të fanellës e jo mbiemrin, De Jong.
Ai gjithashtu e pranon se do të donte të kishte numrin që aktualisht e ka Carles Alena.
“Në korrik do të nënshkruaj kontratën time zyrtare me Barcelonën”.
“Unë do të doja ta kisha numrin 21, që është numri im i preferuar. Nike preferon që ta përdor emrin ‘Frenkie’ në fanellë, gjë që është më mirë nga pikëpamja e marketingut, edhe pse nuk jam i sigurt se çfarë do të bëjmë”, ka deklaruar lojtari.
De Jong, ose ndoshta duhet të mësohemi t’i referohemi atij si Frenkie, do të fillojmë ta mësojë gjuhën spanjolle muajin e ardhshëm.
“Në fillim kur klubet interesohen merren me agjentin tim, por kur bëhet më serioze, përfshihem edhe unë”.
“PSG ishte një opsion i mirë, por Barcelona ishte gjithmonë një ëndërr dhe jam i kënaqur që ka nënshkruar për pesë vjet”.
“Nëse unë jam mirë, është e mundur që kurrë nuk do të largohem, ashtu si Messi”, ka thënë holandezi. /Telegrafi/