Telegrafi

Kompania nga Kazakistani blen xeheroren “Sasa” në Maqedoni

 

Kompania për prodhimin e bakrit nga Kazakistani, “Central Asia MetalsPLC” i ka njoftuar aksionarët e saj se ka pranuar ofertën për blerje të xeherores “Sasa” në Maqedoni për një shumë prej 402.5 milionë dollarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç shkruan në gazetën angleze ‘Financial Times’, kompania e bazuar në Kazakistan ka arritur marrëveshje me pronarin e tanishëm të xeherores “Sasa”, “Orion Co-Investments and Fusion Capital” për blerjen e xeherores në kombinim të aksioneve dhe borxhit.

Sipas drejtorit ekzekutiv të “Central Asia Metals”, Nick Clarke kjo blerje do t’i sigurojë kompanisë prodhim të metaleve me shpenzime të ulëta dhe veprime afatgjata, të cilat pritet të gjenerojnë efekte pozitive financiare në një cikël të tërë afarist.

Vitin e kaluar “Sasa” prodhoi 22.515 ton koncentrat të zinkut dhe 28.955 ton koncentrat të plumbit./Telegrafi/