Telegrafi

Kompania mëmë e Google thyen rekordin e të ardhurave vjetore duke kapur shifrën prej më shumë se 200 miliardë

Kompania mëmë e Google, Alphabet, ka shënuar një rekord të ri për të ardhurat vjetore në vitin 2021, duke mos treguar efekte të rënda nga pandemia e coronavirusit ose probleme të vazhdueshme me zinxhirin e furnizimit global.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gjatë vitit 2021, kompania pa një rritje prej 41 për qind nga viti në vit në të ardhura prej 257 miliardë dollarë.

Kompania raportoi të ardhura prej 75.3 miliardë dollarësh në tremujorin e katërt të vitit 2021, 32 për qind më shumë se një vit më parë.

“Q4 pa një rritje të vazhdueshme të fortë në biznesin tonë të reklamave, gjë që ndihmoi miliona biznese të lulëzojnë dhe të gjejnë klientë të rinj, pati një rekord tremujor shitjesh për telefonat tanë Pixel pavarësisht kufizimeve në furnizim dhe biznesi ynë Cloud vazhdon të rritet fuqishëm”, njoftoi shefi i ekzekutiv i Alphabet dhe Google, Sundar Pichai.

Në vitin e kaluar, ishte hera e parë që Alphabet tejkaloi shifrën prej 200 miliardë dollarësh në të ardhura, që është pothuajse trefishi i të ardhurave të kompanisë nga viti 2016. /Telegrafi/