A ju kujton gjë NextSEO? Po e thjeshtojmë për ju – është një ndër kompanitë Kosovare më të suksesshme në vend por edhe ndërkombëtarisht e specializuar në fushat e marketingut online – në përshtatjen e ueb-faqeve për një paraqitje sa më të mirë në rezultatet e kërkimit online.
Në fakt suksesin më të madh kjo kompani nuk e parë në tregun kosovar, por në tregjet të një niveli tjetër siç është Gjermania kjo edhe për vetë fokusit të saj ndërkombëtar.
Një nga arritjet më të spikatura të NextSEO ishte bashkëpunimi me një kompani gjermane mjaft e njohur në fushën e sigurimeve të udhëtimeve dhe sektorit të turizmit, Mawista. Asokohe, drejtori i përgjithshëm i Mawistës me bindjen e plotë tha: “Bashkëpunimi me NextSEO ishte gjëja më e mirë që i ka ndodhur Mawista-s.”
Falë një strategjie dhe analize të detajuar përgatitur nga ekipi i NextSEO nga 15-20 % që ishte rritja mesatare vjetore e Mawista, u pa një katapultim me 450 % rritje brenda vitit të parë. 2011-ta dhe më pas edhe 2012-ta vijoi të fliste për suksesin e Mawista ku pati një rritje tjetër me 130 % dhe 133 % respektivisht.
Dy ditë më parë vëmendjen tonë e zuri një status publikuar në rrjetin social Facebook nga drejtori ekzekutiv i NextSEO, Besart Bajrami.
Allianz është një kompani gjermane specializuar në fushën e sigurimit dhe menaxhimit. Në 2014 pozicionohej si kompania më e madhe e sigurimeve në botë nga Forbes. Është një kompani me një kapital kolosal dhe të ardhura që shkojnë deri në 122.3 miliard Euro. Allianz AT më të cilën NextSEO nënshkroi marrëveshjen tjetër të suksesit është një nëndegë e filialit kryesor gjerman.
Bashkëpunimi mes NextSEO dhe Allianz DE ka filluar në Shkurt të vitit 2013. Bëhej fjalë për një kontratë fillestare deri në muajin Korrik të po të njëjtit vit por me mundësi vazhdimi.
Drejtori i Përgjithshëm i NextSEO, Z. Besart Bajrami kur u pyet nga PCWorld Albanian në lidhje me eksperiencat e këtij bashkëpunimi tha “Të ofrosh shërbime dhe këshilla për një kompani gjigante siç është Allianz dhe aq më shumë në një fushë ku konkurrenca është e “tmerrshme” dhe cikli i angazhimeve dhe rezultateve duhet të jetë i vazhdueshëm, nuk është punë edhe aq e lehtë. Gjithsesi, profesionalizmi dhe rezultatet e treguara kanë bërë që bashkëpunimi jo që mos të shkëputet pas 6 muajve por të vazhdoj edhe sot e kësaj dite, dhe jemi shumë të bindur se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe për një kohë të gjatë.”
Fusha e bashkëpunimit me marrëveshjen e fundit nënshkruar mes NextSEO dhe Allianz AT do të ngelet po e njëjta. NextSEO do të këshillojë, asistojë dhe ofrojë shërbime të cilat ndikojnë direkt në pozicionimin e kompanisë në rezultatet organike të motorit të kërkimit Google.
Ndërsa po flisnim për suksesin e NextSEO në Gjermani në intervistën e shkurtër drejtuar z. Bajrami, nuk mund të mos shtronim një pyetje paksa delikate dhe përgjigja ishte shumë e drejtpërdrejtë dhe konkrete në lidhje me një angazhim të mundshëm në tregun Kosovar të NextSEO. Z. Bajrami u shpreh:
Që nga themelimi i kompanisë në vitin 2009 fokusi jonë ka qenë dhe do të mbetet tregu i vendeve gjermano-folëse siç janë Gjermania, Austria dhe Zvicra. Tregu online tek ne nuk është dhe aq i zhvilluar dhe rrjedhimisht kërkesa për shërbime të tilla është me e vogël dhe jo shumë me leverdi për neve.
Bajrami edhe më parë kishte vënë theksin se tregu Kosovar jo vetëm që nuk ka kërkesë për shërbime të tilla por ka edhe defiçit në specialistë kualifikuar në fushën e marketingut online.
E fundit por jo më pak e rëndësishmja është e ardhmja e NextSEO dhe çfarë premton. Bajrami trajtoi një problematikë në përgjigjen e fundit për Redaksinë ICTSMedia ku tha: Si çdo kompani tjetër edhe ne kemi plane dhe vizion të qartë për të ardhmen. Por, këto plane janë direkt të varura nga resurset njerëzore prandaj dhe fokusi jonë është që të zhvillojmë kapacitetet tona njerëzore e mandej të fokusohemi në zgjerimin e shërbimeve dhe rritjen e numrit të klientëve.
Puna e bërë nga NextSEO është me të vërtetë për tu admiruar. Kemi të bëjmë me një ekip profesionistësh shqiptarë nga Prishtina që jo vetëm po korrin një sukses me NextSEO por më së shumti po përmirësojnë edhe imazhin e kompanive shqiptare në tregjet ndërkombëtare, si kompani të cilat parim kanë profesionalizmin dhe përkushtimin.