Edhe pse e kemi parë pothuajse të zhveshur në filmin “Fifty Shades of Grey”, për xhirimet e serisë së dytë aktorit Jamie Dornan i është ofruar një bonus prej 1.5 milionë dollarësh për të treguar organet gjenitale në film.
Shuma që ai do të marrë në total do të jetë 970.000 paund.
Një burim i tha revistës Star, se kjo që po bën kompania e xhirimit është tepër e “ekzagjëruar” dhe do të ishte çmenduri nëse ai nuk do ta konsideronte si ofertë, transmeton Klan.
Sam Taylor – Johnson, regjisorja e filmit të parë tha se dy aktorët kanë bërë kontratë për çfarë do të shfaqin dhe çfarë jo, kështu kjo është e pamundur.
Ende nuk ka asnjë deklaratë nga vetë aktori Dornan, rreth kësaj çështje. /Telegrafi/